Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael tregoi në një intervistë për Euronews Albania se situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael.
Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip.
“Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund tw jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam njëri që besoj në determinizmi, që çdo njëri ka fatin e vet. Burri im është izraelit, vajza ime e ndjen veten izraelite, edhe pse flet shqip, shoku i saj është mobilizuar. Dhe ne nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin, do qëndrojmë këtu bashkë”, tha ajo.