FOTO&VIDEO

Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Izraelit: Në Comodita pashë që Kosova është Evropë, është Amerikë

Pas amerikanëve, gjermanëve, austriakëve, norvegjezëve dhe shumë mysafirëve të tjerë për vizitë në Comodita erdhën edhe izraelitët.

Madje, Roy Roznek, mysafiri që erdhi të enjten mbrëma, në njërën prej fabrikave më të mëdha të dyshekëve dhe shpuzës në botë tha se mezi priti të vijë në Gjakovë.

Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Izraelit tha se nuk përtoi fare t’i bëjë gati 2 mijë kilometra për ta parë fabrikën për të cilën tha se po e përmendin të gjithë kur bëhet fjalë për cilësinë e padiskutueshme të dyshekëve.

Pasi u prit nga aksionari dhe stafi menaxherial i Comoditës, Roznek lëvdoi ata dhe punëtorët për profesionalizmin, përkushtimin, si edhe për pastërtinë në ambientet brenda dhe përreth fabrikës.

“Këtë mbrëmje pashë një vizion. Pashë që Kosova është ndryshe nga ajo që njihja më parë. Pashë që Kosova është Evropë, është Amerikë. Kjo vërehet në këtë fabrikë, vërehet tek menaxhmenti, punëtorët dhe tek gjithçka tjetër”, tha ai.

Në fund të vizitës, që tha se është vetëm e para në serinë e plot tjerave që do të pasojnë, Roznek paralajmëroi thellimin e bashkëpunimit mes firmave izraelite me Comoditën, por edhe me biznese të tjera të korporatës ku bën pjesë kjo fabrikë, sikur edhe të krejt Kosovës.

“Këto fabrika do të bashkëpunojnë me kompanitë izraelite. Mund t’ju them se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi që nuk do të jetë i vetmi”, tha Roznek.

Në fakt, bashkëpunimi i Comoditës me bizneset izraelite nisi para pak ditëve. Fabrika e madhe kosovare eksportoi prodhimet e para të veta në Izrael dhe, siç thanë drejtuesit, mallrat që nisën në shtetin e zhvilluar u pritën shumë mirë nga klientët e atjeshëm.

“Kemi marrë shumë komplimente për produktet dhe gjithçka tjetër rreth këtij procesi”, tha Granita Bunari, Drejtoreshë Operative në “Comodita Home”.

Comodita Home prodhon 2.5 milionë dyshekë në vit, 600 mijë mbishtresa dysheku dhe 2.5 milionë jastëkë në vit.

Në këtë fabrikë thonë se janë eksportuesi më i madh në Kosovë, ndërsa shtojnë se prodhimet e tyre plasohen në tregje të mëdha si SHBA, Kanada dhe shumë vende të Evropës.

Në dy-tre muajt e fundit, Comodita është bërë stacion i pashmangshëm i vizitave të shumta të politikanëve, diplomatëve dhe biznesmenëve të huaj.

Pothuajse të gjithë, pa përjashtim, kanë lavdëruar aksionarin dhe stafin menaxherial që po bëjnë përpjekje të mëdha për të krijuar vende të shumta pune dhe për të kontribuuar në buxhetin e shtetit. Po ashtu, ata kanë përmendur edhe faktin se krejt këto ndikojnë pozitivisht që rinia dhe profesionistët të mbeten në Kosovë, duke pamundësuar kështu ikjen e trurit jashtë vendit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago