LAJME

Rrëfimi i shqiptares që jeton në Izrael: Sulmi i Iranit ishte ndryshe, qëndruam në dhomat e izolimit për një orë e gjysmë

Jeta Gani, shqiptarja që jeton në Izrael, teksa ka rrëfyer për sulmin e Iranit atje, ka theksuar se ndihen të frikësuar pasi sipas saj ka qenë i papritur dhe ndryshe nga sulmet e tjera të Hamasit dhe Hezbollahut.

“Situata është e vështirë, jemi të frikësuar e të tensionuar, në veri situata është akoma më e vështirë ku atje bëhet një luftë e hapur edhe mund të them se ka edhe ushtarë që kanë rënë sot pra që janë vrarë. Situata nuk është e lehtë nga sulmi i Iranit që kaluam dje dhe jemi në stres të jetës, jemi në jetë lufte, në gatishmëri ne çdo moment për çdo gjë”, ka theksuar Gani për sulmin raketor të Iranit.

Gjithashtu, ajo ka thënë se deri në përfundimin e sulmit iranian, ata kanë qëndruar në dhomat e izolimit për rreth një orë e gjysmë, sipas saj, kjo periudhë kohore e qëndrimit atje është bërë për herë të parë.

“Ne vazhdojmë jetën normalisht natyrisht që kemi frikë, por jemi të disiplinuar dhe dimë në momentin që marrim informacionin çfarë të bëjmë. Ne jemi mësuar me këto ethe, sepse kemi një vit që jemi në luftë. Por sulmi i Iranit ishte ndryshe nga sulmet e tjera të Hamasit dhe Hezbollahut, sepse pjesa e Libanit më shumë është e përcaktuar ne veri, në kufi me veriun në Izrael kështu që më pak ndjehet në pjesën e mesme të Izraelit dhe të jugut. Por atje gjithë kohën ka sirena. Kam dëgjuar 150 raketa në veri. Gjithë kohën ka qenë situata e ndezur. Sulmi i Iranit vërtetë na ka frikësuar, sepse ishte e re për ne. Ne nuk e prisnim që do të bënin një sulm të tillë me afro 200 raketa që zgjatën një orë e gjysmë. Kkemi qenë në dhomat e izolimit që asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur ajo për emisionin FIVE të RTV Dukagjini.

Mes tjerash, ajo ka theksuar se tani për tani çfarë thuhet është se Izraeli do t’u kundërvihet, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Irani ka bërë një gabim dhe se do t’i jepet një përgjigje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago