Janë arrestuar dy të dyshuarit të shumëkërkuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në zonën e Ulzës.
Të arrestuarit janë Kristi Bushgjoka dhe Aleksandër Bushgjoka, teksa më herët në pranga për këtë ngjarje të rëndë janë vënë dhe Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjoka.
Tre vëllezërit që akuzohen për ngjarjen, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për te kryer krimin.
Ata sipas policisë kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit dhe i kanë ndërruar automjetet disa herë për të humbur gjurmët.
Ndjekja e të riut është bërë për tri ditë me rahë, ku kanë vëzhguar çdo lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.
Autorët rezulton se kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.
Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën por nuk përjashtohet mundësia ta kenë kryer vrasjen për llogari edhe të personave të tjerë.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se njohja e tyre është bërë në Gjermani, ku ishin të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur në formë hakmarrje për shkak të humbjes së një sasie lënde narkotike dhe shume parash.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…