Sllovenia nuk po i lejon kosovarët që të kalojnë transit për të shkuar në Zvicër.
Mbrëmë disa qytetarë nga Kosova janë kthyer prapa. Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihen kosovarët duke pritur në kufi.
Një qytetar tregon se rreth 40 kosovarë nuk u lejuan të kalojnë, për shkak të gjendjes së fundit me Covid-19.
“Kemi biseduar me policët kufitar slloven, ata thanë që kanë urdhër nga Zvicra të mos i lejojnë kosovarët të kalojnë”, u shpreh ai për Indeksonline.
Ai thotë që pasi ia kanë vulos pasaportën, policët kufitar të Sllovenisë i kanë bërë disa vija me kimik, për të cilën thotë që nuk e di arsyen.
“Ka pas autobusë pas nesh, të cilët ishin nga Shqipëria dhe Bosnja, ata kaluan pa asnjë problem”, tha qytetari.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…