Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti ka ndodhur në stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të martën në ora 20:00.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.