KRYESORE

Rriten tensionet në Karaibe! SHBA sekuestron cisternën e naftës, Venezuela: Kjo është pirateri

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë të madhe nafte pranë brigjeve të Venezuelës, duke rritur presionin ndaj regjimit të Nicolás Maduros në një moment kur kriza politike në vend vazhdon të thellohet. Lajmin e bëri të ditur Presidenti Donald Trump, i cili e përshkroi anijen si “më të madhen e sekuestruar ndonjëherë”.

Sipas Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, cisterna, e quajtur Skipper, më parë e njohur si Adisa, ka qenë prej vitesh nën sanksione të SHBA-së për përfshirje në një rrjet të paligjshëm tregtimi nafte që ka mbështetur organizata të shpallura terroriste, përfshirë Hezbollahun dhe Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit, shkruan A2 CNN. Bondi publikoi pamje ku forcat amerikane zbritnin me litar nga një helikopter mbi kuvertën e anijes, gjatë një operacioni të përbashkët të FBI-së, Shërbimit të Hetimeve të Sigurisë dhe Rojës Bregdetare, me mbështetjen e Departamentit të Luftës.

Rriten tensionet në Karaibe! SHBA sekuestron cisternën e naftës,

Operacioni u zhvillua në ujërat ndërkombëtare pa incidente apo të lënduar, ndërsa anija po transportonte naftë bruto venezuelase drejt Kubës dhe më pas Azisë. Zyrtarë amerikanë thanë se mund të pasojnë sekuestrime të tjera në javët në vijim.

Venezuela reagoi ashpër, duke e cilësuar veprimin si “pirateri ndërkombëtare” dhe duke akuzuar SHBA-në se po synon pasuritë natyrore të Venezuelës. Qeveria njoftoi se do ta apelojë rastin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Sipas të dhënave satelitore, Skipper kishte fshehur pozicionin real duke “manipuluar” transponderin e saj, një praktikë e njohur në transportet e dyshimta të naftës. Anija lundronte me flamur të Guajanës, megjithëse nuk ishte e regjistruar atje. Sekuestrimi ndodh në një kohë kur SHBA ka rritur praninë ushtarake në Karaibe dhe ka ndërmarrë goditje ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago