Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë: 27 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me pandeminë globale COVID-19, pandemi kjo e cila po vijon të krijojë pasiguri sociale dhe të marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë globin.

Me anë të një deklarate për mediat, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste duke e çuar numrin e të infektuarve në 304.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste