POLITIKE

Pallaska: Ndryshimi i vetëm i VV’së, do të ndërrojë emrat e plaçkitësve

Emërimet e fundit poilitike nëpër borde publike të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë ngjallur reagime të shumta të opinionit publik.

Ka reaguar ashpër edhe avokati i njohur kosovar, Dastid Pallska, sipa të cilit partitë politike në Kosovë kanë mospajtime vetëm sa i përket shpërndarjes së pasurisë së vjedhur apo të keqpërdorur.

“Nëse arrijmë të shohim përtej propagandës, do ta kuptojmë se në thelb partitë politike në Kosovë kanë vetëm një mos-marrëveshje ndërmjet vete sa i përket vjedhjes dhe keqpërdorimit të shtetit.Mos-marrëveshja ka të bëjë vetëm me shpërndarjen e pasurisë së vjedhur apo të keqpërdorur, asgjë më shumë”, ka shkraur Pallaska.

Prandaj sipas Pallaskës, partitë politike në Kosovë janë kundër vjedhjes së shtetit vetëm kur një gjë e tillë bëhet nga kundërshtarët politik, dhe sipas tij një gjë të tillë e vërtetojnë emërimet e fundit të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo është arsyeja pse partitë politike janë kundër vjedhjes dhe keqpërdorimit të shtetit vetëm kur kjo bëhet nga kundërshtarët politik dhe vetëm kur këto parti politike nuk e marrin hisen e tyre në këtë plaçkë.Këtë e vërtetoi së fundi edhe Lëvizja Vetëvendosje me emërimin e militantëve të vet në bordet e ndërmarrje publike kryesore në vend”, potencon Pallaska.

Ai thotë se emërimet e tilla politike nëpër borde tregojnë që partia e Kurtit është një vazhdimësi e konceptit politik të pasluftës në Kosovë, ku njerëz të lidhur me pushtetin dhe partitë politike duhet t’i kontrollojnë resurset ekonomike të vendit.

“Kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqet asgjë më shumë se vazhdimësi të konceptit politik të këtyre 21 viteve që partitë politike dhe njerëzit e lidhur me politikë duhet t’i kontrollojnë të gjitha resurset ekonomike të këtij vend edhe ashtu të varfër”, shton ai.

Pallaska thotë se ndryshimi i vetëm që do të sjellë Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë ndërrimi i emrave të plaçkitësve, të cilët tashmë dëshirojnë të marrin hisen e tyre, për të cilën edhe kanë luftuar në rrugën drejt ardhjes në pushtet.

“Rrjedhimisht, ndryshimi i vetëm që do të sjellë kjo parti politike janë emrat e përveçëm të keqpërodruesëve të cilët tani do të marrin hisen e plaçkës për të cilën kanë luftuar në rrugën e tyre për pushtet”, ka theksuar Pallaska.

Në fund ai thotë se ndryshimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur shteti dhe partitë politike zvogëlojnë kontrollin e tyre mbi resurset ekonomike të Kosovës.

“Ndryshimi i vërtetë vjen vetëm atëherë kur shteti dhe partitë politike e zvogëlojnë kontrollin e tyre mbi resurset ekonomike të vendit dhe dhe ju mundësojnë qytetarëve të lirë të këtij vendi që me dijen dhe mundin e tyre të punojnë për t’i siguruar mirëqenien vetes dhe familjes”, ka përfunduar Pallaska.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago