POLITIKE

Dokumenti që Kurti nënshkroi kur kërkonte votën e qytetarëve, zotohej fuqishëm për depolitizim të bordeve

Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”.

E vetmja nga Qeveria që u mundua të ofrojë sqarime për këto emërime është Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari e cila ndër të tjera punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike e arsyetoi me faktin se ata janë të përkohshëm dhe se siç tha ajo nuk vjedhin, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti para zgjedhjeve ndërkohë që po bënte fushatë, votën e qytetarëve e kishte kërkuar me zotimin se nën qeverisjen e tij ndërmarrjet publike do të çkapen nga nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Për të mos mbetur vetëm fjalë, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, ku ndër të tjera ishte zotuar se gjatë qeverisjes së tij “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago