Një foto e publikuar nga rrjeti i gazetarisë hulumtuese në Serbi, KRIK tregon për takimin sekret midis kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe Milan Radoiçiq.
Milan Radoiçiq, po kërkohet nga autoritetet e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Sipas burimeve të KRIK, takimi i jahteve u zhvillua në verën e vitit 2017, në atë kohë kur Behgjet Pacolli bëri një kthesë befasuese duke u larguar nga ish-partnerët e tij politikë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke iu bashkuar koalicionit PAN e udhëhequr nga qeveria Haradinaj, duke u bërë ministër i Jashtëm.
Sipas shkrimit të KRIK, Pacolli, Rakiq e Radoiçiq janë bërë bashkë në jahtin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacollit.
Takimi ishte zhvilluar në Budvë të Malit të Zi. Nuk dihet se për çfarë është diskutuar në këtë takim, por sipas KRIK, pas këtij takimi Pacolli ua kishte kthyer shpinën partive me të cilat kishte lidhur koalicion dhe ia kishte bërë numrat Qeverisë së Ramush Haradinajt, i cili edhe me mbështetjen e Listës Serbe nuk do të mund ta formonte ekzekutivin.