Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, i cili ka thënë se opozitë në Kosovë, po bën vetëm Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Dardan Molliqaj.
Gjinovci ka thënë se PSD nuk është opozitë dhe se ajo nuk ka asnjë kontribut në ngritjen e çështjes së çmimit të energjisë, por vetëm po e rrezikon kauzën qytetare.
Sipas Gjinovcit, Buzhala e ka një çështje të hapur personale me kryeministrin Albin Kurtin.
Reagimi i tij në Facebook:
PSD as nuk është opozitë, as nuk ka asnjë kontribut në ngritjen e çështjes së çmimit të energjisë. Përkundrazi është ka e rrezikon një kauzë qytetare duke provu me shndërru në instrument të vetin për qerim hesapesh me Albinin. Pse Beratit i doket PSD kaq legjendare? Sepse edhe Berati si PSD s’ka kauzë, konsistencë ideologjike e politike, por e ka një çështje të hapur personale me Albin Kurtin. E çështja e çmimit të rrymës nuk zgjidhet me qerim hesapesh personale.