Joint Chiefs Chairman Gen. Mark Milley speaks at a House Armed Services Committee hearing on Capitol Hill, Wednesday, Feb. 26, 2020, in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik)
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral Mark Milley, ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte i tmerrshëm dhe do të çonte në numër të konsiderueshëm të viktimave.
Gjenerali Milley tha se grumbullimi i 100.000 trupave ruse afër kufirit të Ukrainës është më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, shkruan BBC.
Megjithatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se konflikti ende mund të shmanget përmes përdorimit të diplomacisë.
Në një konferencë për gazetarë të premten në Pentagon, zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi se shkalla e forcave ruse afër kufirit të tyre me Ukrainën do të kishte pasoja të rënda.
Sidoqoftë, sekretari Austin u shpreh më optimist. “Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë dhe hapësirë për diplomaci. Nuk ka arsye që situata të kalojë në konflikt. Ai mund ta urdhërojë largimin e trupave”, tha Austin, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, të cilit i bëri thirrje që t’i ulë tensionet.
Ndryshe, Presidenti Biden tha të premten se do të dërgojë një numër të vogël ushtarësh në Evropën Lindore për ta përforcuar praninë e NATO-s në këtë rajon. Ai nuk saktësoi se kur do të dërgohen ushtarët atje dhe në cilat shtete do të vendosen.
Shtetet e Bashkuara ia kanë refuzuar Rusisë njërën nga kërkesat kryesore – atë që NATO-ja ta përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë -, por kanë këmbëngulur se i kanë ofruar Moskës “një rrugë seriose diplomatike”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…