Analisti Rron Gjinovci një orë më parë ka shkruar për çëshjten e shumëdiskutuar – lejimi i shamisë në shkolla. Ai tha se nëse duhet të lejohet shamia në Kosovë sepse lejohen në Evropë, duhet të lejohen edhe martesat mes gjinisë së njëjtë.
“Argumenti “shamijat lejohen edhe ne Evrope” percillet edhe nga argumenti tjeter “edhe martesat me gjini te njejte lejohen ne Evrope”. Argumenti “shamija eshte e drejte e njeriut” percillet nga argumenti “edhe martesa mes gjinive te njejta eshte e drejte e njeriut””, ka shkruar Gjinovci.
Pas këtij statusi, ai ka shkruar sërish, duke thënë se “i shkruva dy statusa ku thjesht thash që duhet me i respektu krejt të drejtat e njeriut dhe jeni ka doni me m’hangër. Çfarë të shame, çfarë sulme”.
“Kurgjo mu, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, një gru, jeni tu e bullizu qe 1 javë pa ndalë tu u mundu me i bo presion. Shtrohet pytja, njerëzit si ju, çka janë në gjendje me i bo nji vajze 14-15 vjeçare për me bindë me vnu shaminë?”, ka shkruar ai.
Gjinovci tha se nuk ekziston udhëzimi administrativ, por “një nen në një udhëzim që e rregullon mbarëvajtjen e procesit në shkolla”.