Prishtina vazhdon të ketë probleme të shumta, e prishtinasit, por edhe ata që ia mësyjnë kryeqytetit më së shumti ballafaqohen me trafikun rrugor, por jo vetëm.
Një nga pjesët më të frekuentuara, është shndërruar në “lumë”, kjo pasi Komuna ka zvarritur punët për ndërtimin e rrugës, transmeton Indeksonline.
Rruga kryesore që lidh lagjen Pejton, është bërë e pakalueshme tash e sa javë, ani pse shpesh ka pasur edhe ankesa e kritika nga banorët.
Madje në lidhje me punimet e stërzgjatura, kanë nisur edhe shakatë në rrjete sociale.
Kujtojmë që në të njëjtën rrugë, punët kanë nisur në tetor të vitit të kaluar.