LAJME

“Ruajeni si kujtim të bukur”, vranë kushëririn që i kishte abuzuar në fëmijëri, zbardhen dëshmitë e vëllezërve në gjykatë: Na gënjente me video-lojëra

Gjykata greke i la në burg dy vëllezërit shqiptarë, të cilët vranë kushëririn e tyre me pretendimin se kur kanë qenë në moshë 4 dhe 6 vjeç, i ka përdhunuar.

Në dëshminë e tyre vëllezërit 17 dhe 19 vjeç thanë se e kanë vrarë pasi në momentin që e kanë pyetur pse kishte abuzuar me ta, u kishte thënë ta ruanin si një kujtim të bukur apo si përvojë interesante seksuale.

“E pyetëm (viktimën) pse na e bëri këtë të keqe dhe ai u përgjigj duke na folur me ironi dhe me tone kërcënuese. Ai na tha ta harrojmë, ‘çfarë doni dhe çfarë mendoni se do të arrini duke më pyetur gjatë gjithë kohës për atë që ka ndodhur’, ndërsa në fund na është drejtuar duke na thënë se duhet ta ruajmë si një kujtim i bukur dhe se ishte një eksperiencë seksuale interesante me të.

Më pas, me sjelljen e tij, viktima na provokoi duke iu referuar abuzimit seksual që kishim pësuar prej tij në të kaluarën dhe filluam të rijetojmë në mendje atë që na kishte ndodhur dhe më pas ndjemë zemërim, inat dhe indinjatë të pakontrolluar”.

Më pas njëri nga dy vëllezërit i tha hetuesit: “Prandaj, për shkak të sjelljes së viktimës, në atë moment u hutova, nxora thikën dhe arrita ta godas me thikë në trup. Gjatë përleshjes sime me të ndjerin, ai u përball me mua, ku vëllai im duke parë se unë isha i dobët ndaj tij, deri në atë pikë sa më në fund u kërcënua jeta ime, i ndjeri duke qenë më i madh, nxori thikën dhe vëllanë tim dhe e goditi me thikë”.

“Në moshën 3-4 vjeç më është afruar me video-lojëra dhe më ka thënë fillimisht do të bëjmë diçka mes nesh dhe pastaj më linte të luaja me ato, që në atë kohë prindërit tanë nuk kishin mundësi financiare të na siguronin”.Nga ana e tij, vëllai i tij 19-vjeçar ka pohuar: “Ngjarja që më ka traumatizuar më shumë ka qenë momenti kur ai ka qenë dëshmitar okular i ngacmimeve seksuale të marra nga vëllai im, ndërsa unë jam detyruar të shikoj në rast se do të vinte dikush”, u tha 17-vjeçari hetuesve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago