Deputetja Rudina Hajdari ishte në shkollën “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës, shkollë e cila u bë epiqendër e protestave të PD-së para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Gjate fjalës së deputetes në aktivitetin e organizuar në këtë shkollë, ajo është ndërprerë nga një i ri që kishte hyrë në sallë dhe e cilësoi Hajdarin si turp i këtij vendi.
Ajo që çfarë ndodhi tani është ajo se çfarë bën politika sot, duke na ndarë midis PD-së dhe PS-së. Ne jemi shqiptarë, e para. Ne nuk duhet ta lejojmë politikën të na përçajë. Në radhë të parë ne jemi shqiptarë”, reagoi Rudina Hajdari.