FOTO&VIDEO

Rudina Xhunga: Elvis Naçi ne Shqipëri si Albin Kurti në Kosovë

Mustafa Nano e ka pyetur gazetaren Rudina Xhunga për popullaritetin e imamit Elvis Naçi dhe për faktin nëse duhet të shqetësohemi për këtë.

“Elvis Naçi ka një popullaritet të madh. Po, po kështu edhe Luana Vjollca, në Shqipëri. Janë dy prej emisioneve më të shikuara. Atëherë pse s’të shqetëson Luana, por të shqetëson Elvis Naçi?– ishte pyetja me të cilën, Xhunga iu përgjigj pyetjes se Nanos në emisionin “Provokacia” tek ABC News.

“Kë ndikon Luana, kë ndikon Elvis Naçi? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë për audiencën!
Po, Elvis Naçi ka shumë audiencë. Ai është shumë popullor, jashtëzakonisht popullor.
Elvis Naçi bën bamirësi. Ma do mendja, edhe pse ai nuk e ka pohuar asnjëherë, që Elvis Naçi, do të jetë partia e ardhshme, e rëndësishme në Shqipëri. Madje druaj se të majtën shqiptare, do ta konkurrojë ajo parti dhe jo e djathta e bashkuar. Dhe kjo më bën çudi.

“Si mundet një vend në dijeninë tonë laik si Shqipëria, po nxjerr një Elvis Naçi, si yll të politikës së ardhshme, ndërsa Kosova, nxori Albin Kurtin, yll të saj”.

“Atë që do të kishim nevojë ta kishim ne. Qe rastësi që sot ti më vure të dëgjoj monologun për Elvis Naçin, por mua nuk më erdhi dhe e thashë befas këtë opinion timin. Unë kam vite në politikë dhe në media. Dhe arrij t’i ndjej këta njerëz dhe të kuptoj si do të venë gjërat”.

“Elvis Naci nuk është vetëm një imam. Ai është një yll televiziv. Ai bën bamirësi, ka zëvendësuar shtetin. Në dritare.net kam shumë emaile, që më kërkojnë t’i them Elvisit që t’i vijë atyre në ndihmë. Njerëzit i kanë sytë nga Elvisi. E shohin si shpëtimtarin e tyre”.

“Në fillim Elvisi do të zgjidhë hallet, pastaj padrejtësitë dhe nuk keni pse çuditemi kur të kërkojë të drejtojë shtetin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago