Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se punëtorët janë duke refuzuar për të punuar në fabrika dhe se po rrezikohet i tërë zinxhiri i furnizimit.
Rukiqi ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk e ka ndal punën në sektorin privat, vetëm se ka kërkuar riorganizimin e tyre, dikushe duke punuar nga shtëpia e dikush nga distanca.
Mirëpo sipas tij puna në Fabrikë, aty ku prodhohet nuk mund të organizohet nga distanca, por duke marrë pjesë fizikisht në prodhim.
Ai po thotë se ndalja e prodhimit do të të rrezikon komplet zinxhirin e furnizimit, shkruan Gazeta Metro.
“Ka refuzime ne rritje te puentoreve per te punuar ne fabrika, aty ku prodhohet. Qeveria nuk e ka NDAL punen ne sektorin privat. Vetem ka kerkuar te riorganizohet, per punen qe mund te kryhet ne distance apo nga shtepia. Prodhimi nuk mund te behet ne shtepi dhe nga shtepia. Ndalja e prodhimit, rrezikon komplet zingjirin e furnizimit”, ka shkruar Rukiqi.