Ish-djali i një deputeteje konservatore i cili ka qenë edhe pjesë e Marinës Mbretërore besohet që sot të jetë pjesë e një ekipi vullnetarësh të huaj që rrëzoi një transportues rus gjatë një beteje dramatike në Ukrainë.
BTR’ja ruse u dëmtua rëndë dhe shpërtheu pas sulmeve nga ata që dukej se ishin vullnetarë amerikanë, britanikë dhe potencialisht kanadezë, me Ben Grant, 30 vjeç, që mendohet të jetë në mesin e ekipit heroik, sipas gazetës i.
Ai është djali i Helen Grant, e cila është deputetja konservatore për Maidstone dhe The Weald në parlamentin britanik.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte se grupi i ushtarëve përballej me autoblinda.
Pasi u godit nga lëshuesit e vullnetarëve të huaj, BTR – që kuptohet se ishte ruse – thuhet se u dëmtua nga shpërthimi i municioneve të pa shkrepura.
Grant u raportua se ishte larguar për në Ukrainë në mars, duke iu bashkuar një numri britanikësh që po shkonin për të ndihmuar në përpjekjet e luftës të vendit.
Ai shërbeu në korpusin elitar për më shumë se pesë vjet si komando, ishte mes një grupi prej shtatë ish-ushtarakësh që mbërritën në vendin e rrethuar në fundjavë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…