Nderim Balliu, banor i zonës pranë uzinës së armëve në Gramsh rrëfeu mes lotësh frikën e përjetuar një ditë më parë kur 3 shtetas rusë tentuan të hynin në uzinë.
Ai tregoi se brenda ambienteve të uzinës ka ende shumë municione të pa hequra, të cilat siç tha nëse shpërthejnë mund të shkaktojnë një katastrofë të vërtetë.
“Dëgjuam që kishin ardhur tre rusë, kishin tre ditë që vinin vërdallë po s’ua vumë veshin se tani është periudha që ka shumë emigrantë. Aty është barut e dinamit, të hysh aty hedh në erë gjithë qytetin. Njëri nga rusët kishte hyrë brenda, njërin e kapën. Kishte çantën, aparatin, çipa, që thonë se i ka vënë brenda në uzinë, po këta (ushtarët) s’tregojnë. Ata kanë ardhur vetëm për ta hedhur në erë”, tha banori i zonës, ish-punonjës i uzinës së armëve.
Ai u përlot teksa tha se ngjarja i kishte tmerruar fëmijët, të cilët ishin mbledhur të gjithë tek ai një ditë më parë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…