Në mediat sociale janë duke u postuar foto nga fushat e grurit në Ukrainë të cilat ndodhen nën pushtetin e zjarrit. Sipas raportimeve të Euromaidan Press, zjarri është vënë nga forcat ruse.
Sipas ushtarakut ukrainas Ihor Lutsenko, “flaka ndonjëherë arrin një lartësi prej 5 metrash, një rrip qindra metra në gjerësi.
Tymi i zi fluturon lart dhe përhapet në qiell për shumë kilometra.”
Kërcelli i thatë i grurit vihet në flakë “si shkrepëse” nga municionet ndezëse, shtoi ai. Kujtojmë se me nisjen e luftës në Ukrainë bota është përfshirë edhe nga një krizë e drithërave dhe ushqimeve të tjera.
Kjo pasi një sasi e madhe gruri që ndodhet në Ukrainë ka mbetur e bllokuar nëpër depo për sa kohë që Rusia “patrullon” rrugët detare me anë të të cilave kryhet eksporti.
Tashmë duket se zjarri po i vihet edhe prodhimit të këtij viti duke e theksuar akoma më tej kështu krizën që ka prekur të gjithë botën.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…