BREAKING NEWS

Rusi-Ukrainë, SHBA vendos 8500 trupa në gatishmëri në Evropën Lindore

Rreth 8500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar për një dislokim të mundshëm në Evropën Lindore, ndërsa trupat ruse grumbullohen në kufirin e Ukrainës

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, duke saktësuar se është shumë e qartë që rusët nuk kanë synim tani të ulin tensionet në Ukrainë.

Ky është hapi i fundit që SHBA ka ndërmarrë për t’u përgatitur për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës që zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të jetë i afërt.

Kirby tha se pjesa më e madhe e trupave amerikane të vendosura në gatishmëri të shtuar kishin për qëllim të forconin reagimin e shpejtë të NATO-s, por tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjithashtu dëshironte të vendosej për të qenë gati edhe për çdo rast tjetër të paparashikuar.

Deri të hënën pasdite, nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar për vendosjen e trupave, theksoi Kirby.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të rritur gatishmërinë e forcave të tyre brenda dhe jashtë vendit, kështu që ato janë të përgatitura për t’iu përgjigjur një sërë situatash të paparashikuara, duke përfshirë mbështetjen për forcën e reagimit të NATO-s nëse ajo aktivizohet,” tha Kirby. Ai vuri në dukje se Forcat e Reagimit të NATO-s përbëjnë rreth 40,000 trupa shumëkombëshe.

Më herët të hënën, CNN raportoi se administrata e Biden ishte në fazat përfundimtare të identifikimit të njësive të veçanta ushtarake që dëshiron të dërgojë në Evropën Lindore, sipas shumë zyrtarëve të SHBA dhe të mbrojtjes.

Disa anëtarë të aleancës ushtarake të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Bullgarinë dhe Holandën, tashmë po dërgojnë avionë luftarakë dhe anije luftarake në Evropën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.

NATO-ja denoncoi Rusinë për përshkallëzim të tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë. Zyrtarët e NATO-s gjithashtu thanë se aleanca mund të dërgonte trupa shtesë në krahun e saj juglindor.

Rusia ka mohuar akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës. Por, pasi shkaktoi krizën duke e rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përdor reagimin e Perëndimit si provë për të mbështetur argumentin e saj se Rusia është vënë në shënjestër dhe nuk është ajo që nxit agresionin.

Zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përfundonte përpjekjet për të identifikuar njësi specifike që mund të dislokonte në krahun lindor të NATO-s.

Një zyrtar amerikanë tha se deri në 5,000 trupa mund të dislokohen, ndërsa një diplomat i NATO-s tha se Uashingtoni po shqyrtonte transferimin gradual të një pjese të trupave amerikane nga Evropa Perëndimore në atë Lindore në javët e ardhshme.

Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një video-konferencë me udhëheqësit evropianë më vonë të hënën, si pjesë e koordinimit me aleatët për t’iu përgjigjur grumbullimit të forcave të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

19 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago