Vendimi i qeverisë së Gjermanisë që të aprovojë dërgimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë “është ekstremisht i rrezikshëm dhe e çon konfliktin në një nivel të ri të konfrontimit”, ka deklaruar të mërkurën ambasadori rus në Gjermani, Sergei Nechaev.
“Ky është një vendim ekstremisht i rrezikshëm dhe e çon konfliktin në një nivel të ri të konfrontimit dhe bie ndesh me qëndrimet e politikanëve gjermanë rreth ngurrimit të Republikës Federale të Gjermanisë për t’u përfshirë”, ka thënë Nechaev, raportoi CNN-i.
Sipas tij, edhe Gjermania ashtu si partnerët e saj të afërt, nuk është e interesuar për zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë.
Ai ka përmendur më pas edhe Luftën e Dytë Botërore duke deklaruar se Gjermania “ka harruar vështirësitë në pajtimin ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë pas luftës”.
“Tanket luftarake të shënuara me kryqin gjerman do të dërgohen sërish në ‘frontin lindor’, i cili në mënyrë të pashmangshme do të çojë në vdekjen jo vetëm të ushtarëve rusë, por edhe të popullsisë civile”, është shprehur ai.
Nechaev tha se vendimi i Berlinit vjen pasi shënohet 80-vjetori i përfundimit të Rrethimit të Leningradit.
“Vendimi shkatërron çdo besim reciprok të mbetur, shkakton dëme të pariparueshme në marrëdhëniet ruso-gjermane të cilat tashmë janë në një gjendje të mjerueshme dhe vë në dyshim mundësinë e normalizimit të tyre në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…