Dy luftanije të Federatës Ruse të cilat u raportuan në detin Jon, po lundrojnë në drejtim të Kretës.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë lokale, duke cituar portalin ‘ItaMilRadar’ dhe marinën italiane.
Një luftanije ruse u pa në brigjet e Puglia-s.
Kryqëzori i Moskës, “Varyag”, u raportua nga analistët dhe nga portali ItaMilRadar në ujërat e detit Jon.
Prania e shkatërruesit ‘Admiral Tribuc, Udaloy I’ i klasës Ddgh, u raportua së bashku me klasën Varyag, “binjakun” e anijes Moskva që u mbyt në brigjet e Odessa-s.
Kryqëzori duket se udhëton në jug-lindje, drejt Kretës dhe largohet nga brigjet pulieze.
Vetëm pak ditë më parë u raportua se ishte 150 milje larg nga Gjiri i Tarantos.
Tani anija, sipas agjencisë italine “ANSA”, është 300 milje larg.
Shefi i Shtabit të Marinës, Admirali Enrico Credendino, shpjegoi vetëm pak ditë më parë se në Mesdhe ndodheshin 18 anije ushtarake ruse, plus dy nëndetëse.
ItaMilRadar raportoi gjithashtu disa orë më parë qëndrimin e avionit të Forcave Ajrore Kanadeze Lockheed CP-140.
Sipas faqes, avioni bëri një devijim të pazakontë në detin Jon, në perëndim të ishullit Zakynthos, duke u kthyer nga një mision në Mesdheun lindor.
Nuk dihen shkaqet e këtij fluturimi, por mund të ketë lidhje me kryqëzorin e Federatës Ruse.
Prej disa ditësh në Detin Baltik po zhvillohet një stërvitje ruse, me rreth 60 anije të flotës së Kremlin-it në veprim, si dhe 40 avionë dhe helikopterë.
Qëllimi i stërvitjes, i cili do të përfundojë më 19 qershor, është përgatitja për të mbrojtur dhe monitoruar infrastrukturën detare dhe bazat e rajonit të Kaliningrad-it.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…