Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë ndalimi për të vizituar Beogradin nga Perëndimi, nënkupton shumëçka.
Lavrov në një konferencë të mbajtur të hënën në Moskë, pak pasi konfirmoi anulimin e vizitës në Beograd, më 7 qershor, tha se qëllimi i tij ishte të shprehte pikëpamjet ruse për shumë tema, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin e Hapur.
“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, ka thënë Lavrov, përcjell portali i pavarur serb “N1”.