Agjencia ruse e lajmeve Sputnik Newsnë gjuhën serbe,në vazhdën e lajmeve propaganduese kundër Kosovës, ka lëshuar një lajm propagandistik, ku sipas saj, AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) është duke ipërgatiturstrukturat e veta për të sulmuar veriun e Kosovës.
Sipas Sputnikut, lideri i AKSH iu ka bërë thirrje pjesëtareve të saj që të organizohen për të sulmuar veriun.
Situata e krijuar nga pandemia COVID19, e cila ka prekur botën e po ashtu dhe Kosovën, është duke u shfrytëzuar nga vendet jo demokratike siç është Rusia, si mundësi e art për të shkaktuar trazira dhe kaos.
Sipas burimeve tona në institucionet e sigurisë,AKSH nuk ekziston, dhe eshte vetëm propagandë mediale e qarqeve ruso-serbe.
Videoja e AKSH, e cila ka qarkulluar në media, e botuar nga gazetari Vincent Trieste ku shihen disa ushtarë me uniforma të AKSH duke kërkuar nga politikanët shqiptarë për të ndaluar shitjen e territorëve shqiptare për interesa të tyre personale ka rezultuar të jetë gabim i vet gazetarit për të cilin ka kërkuar falje publike në Twitterin e tij.
Mediat ruse siç janë Sputnik, ussia Today etj, të afërta me shërbimet ruse si FSB e GRU, akuzohen vazhdimisht, nga vendet anëtare të NATO-s, se janë duke shfrytëzuar e shkaktuar nga COVID19, duke prodhuar dezinformata dhe Fake News të ndryshëm, me qëllim të krijimit të tensioneve dhe panikut tek qytetarët në kohë pandemie.