Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.
“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thotë ministria, sipas BBC.
Krasnyi (i kuq) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, në të cilin forcat ukrainase thonë se kanë hyrë. Rusia i quan trupat e saj “aleate” me luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska.
📽️Russian forces leaving #Lyman via Zarichne, video taken yesterday. #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/rgEAHpD10N
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) October 1, 2022
Gjatë ditës së sotme, ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte rrethuar disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër me rëndësi kritike për Moskën.
Trupat ukrainase rrethuan 4-5 mijë ushtarë rusë, të cilët nuk luftuan, por u larguan nga qyteti.
📽️Ukrainian forces entering to the outskirts of Lyman, #Donetsk Oblast.#UkraineRussiaWar pic.twitter.com/6Ks7XuHhSe
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) October 1, 2022