Rritet tensioni midis Moskës de Uashingtonit, pas vendimit rus për të testuar një raketë në hapësirë, e cila mund të shkatërrojë satelitët civilë dhe ushtarakë.
Raketa u nis nga baza ushtarake në Plesetsk, rreth 800 kilometra nga Moska. Bëhet fjalë për një raketë i gjeneratës sëre, të tipit Nudol, sipas ekspertëve ushtarakë.
Edhe pse raketa nuk ka shënjestruar ndonjë satelit, testimi ka marrë reagimin e ashpër të Pentagonit, me anë të gjeneralit John Raymond, komandanti i Forcës Hapësinore të ushtrisë amerikane.
“Testimi është provë e advokimit hipokrit të Rusisë për kontrollin e armëve në hapësirë, nga momenti që nuk kanë asnjë dëshirë për të ndalur armët e tyre”, deklaroi gjenerali amerikan.
Satelitet janë gjithmonë e më shumë pjesë e domosdoshme, në fushën civile por edhe në atë ushtarake, dhe një shkatërrim i tyre mund të “shurdhonte” komunikimin në rang botëror.
Testime ushtarake në hapësirë, që analistët quajnë tashmë si fronti i ri i tensioneve gjeopolitike, janë ndërmarrë edhe nga vetë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe kohët e fundit edhe nga India.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…