KRYESORE

Rusia vijon “përgatitjet” në kufi me tanke dhe mjete amfibe, deputetët i kërkojnë Putinit të dërgojë armatime për separatistët në Ukrainë

Mes tensioneve gjithnjë e më shumë në rritje, dhe paralajmërimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për një pushtim të Ukrainës në shkurt, Rusia vijoi përgatitjet ushtarake në rajonin e Rostovit, duke përfshirë tanke, mjete ushtarake amfibe dhe armatime të tjera të rënda.

Rostov është një zonë në jug të vendit, shumë pranë kufirit me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në fillim të javës se do të kryente një inspektim për të verifikuar gatishmërinë e trupave të vendosura aty. Kremlini tha se kishte parë me shqetësim vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur 8500 trupa në gatishmëri për të zbarkuar në Europë.

Perëndimi thotë se Rusia ka rreshtuar 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe se kërkon të ndërhyjë ushtarakisht. Moska thotë se nuk e ka në plan një gjë të tillë, por ka dërguar armatime dhe mjete luftarake edhe në Bjellorusi, ndërsa prej vitit 2014 ka marrë në kontroll gadishullin e Krimesë, praktikisht duke e rrethuar vendin fqinj. Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, kërkesë që SHBA refuzoi ta plotësonte.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Rusia e Bashkuar, që mbështet presidentin Vladimir Putin, i ka kërkuar këtij të fundit që të furnizojë me armatime krahinat separatiste në lindje të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti është në dijeni të këtij pretendimi, “por për momentin nuk ka vendosur të shprehet për këtë çështje kaq të ndjeshme”.

Separatistët morën kontrollin e këtyre territoreve në vitin 2014. Që prej asaj kohe, në këtë konflikt raportohet të kenë humbur jetën 15 mijë persona, sipas Kievit zyrtar.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

42 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago