BE-ja po ndjek oligarkët rusë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Alisher Usmanov pa t’i sekuestrohet Mercedes-Maybach S 650. Makina është e blinduar dhe i është nënshtruar operacioneve për të përballuar një sulm me eksploziv. Sipas Mercedes-it, kjo makine mund të përballojë shpërthimin e njëkohshëm të dy granatave.
Makina ka goma të mëdha për të përballuar peshën e saj dhe zjarrin nga armët, si dhe shpërthimet, si dhe janë të dizajnuara në mënyrë që të funksionojnë edhe kur shpërthejnë. Dritaret janë katër inç të trasha dhe kërkojnë mekanizma të përforcuar për t’u hapur dhe mbyllur, ku dyert mund të hapen vetëm me pistona hidraulikë. Pesha e makinës është 5 ton.
Motori është V12 që prodhon 612 kuaj fuqi.
Usmanov e ka blerë këtë lubi në vitin 2018, për shumën prej 600.000 eurosh, pasi e ka menduar për transportin e zyrtarëve të lartë në Sardenjë, ku mban selinë e aktiviteteve të tij afariste.
Deri më tani është informuar për sekuestrimin e jahteve ultraluksoze të oligarkëve rusë, por duket se ato po shtrihen në asete me vlerë më të vogël, gjithsesi tejet tërheqëse.