LAJME

Salman Rushdie ia hedh “së keqes”, del nga intubimi

Është përmirësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e autorit të njohur Salman Rushdie, i cili u sulmua të premten me thikë ndërsa përgatitej të mbante një fjalim në një event në Nju Jork.

Sipas burimeve spitalore, shkrimtari tashmë ka dalë nga intubimi dhe ka mundur të flasë me të afërmit e tij, duke ia hedhur më së keqes.

Disa orë pas sulmit, agjenti i Rushdie deklaronte se ai kishte marrë dëmtime të shumta në mëlçi, krah dhe rrezikonte që të humbte një sy.

Ndërkohë autori i sulmit ndaj Rushdie, 24 vjeçari Hadi Matar doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. I riu deklaroi se është i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij për tentativë vrasje.

Për prokurorin e çështjes, Jason Schmidt sulmi ndaj autorit të “Vargjeve satanike” ishte i paramenduar dhe për këtë arsye, 24 vjeçari Matar duhet të qëndronte pas hekurave deri në ditën e gjykimit. Ai kishte shkuar në Nju Jork një ditë përpara dhe ishte pajisur me një dokument fals që i mundësoi hyrjen në event.

Autori Salman Rushdie kishte nxitur një reagim të dhunshëm kur publikoi për herë të parë veprën e tij “Vargjet Satanike”. Autoritetet në Iran kishin vendosur një shpërblim për kokën e tij, pasi e konsideronin veprën një blasfemi.

Një ditë pas sulmit me thikë, mediat shtetërore iraniane i kushtuan faqen e parë ngjarjes, duke thurur lavde për autorin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago