Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës. Por drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se partia e tij mund të ia konfirmoj kandidaturën për kryetar, por Lushtaku s’mund të garojë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me kandidaturën e Lushtakut, duke thënë se Lushtaku s’mund të marrë pjesë në zgjedhje në bazë faktit se të njëjtit i është konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020.
Postimi i tij i plotë:
PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturen per Skenderaj, ama Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon, marr per baze faktin se te njejtit iu ka konfirmu nje denim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020.
Kush eshte i denuar ne tre vitet e fundit me vendim te formes se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike per te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…