POLITIKE

Sanksionet amerikane për gazsjellësin rus zemërojnë Gjermaninë

Qeveria gjermane ”ka pranuar me keqardhje” vendimin e SHBA-së për të lejuar sanksionet ndaj kompanive ose personave të huaj të përfshirë në ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, që transporton gaz rus nën detin Balltik drejt Gjermanisë.

“Qeveria federale refuzon këto lloj sanksionesh jashtëterritoriale”, deklaroi sot zëdhënësja Ulrike Demmer.

“Ato prekin kompanitë gjermane dhe europiane si dhe ndërhyjnë në punët tona të brendshme”, shtoi ajo.

Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi dje një projektligj të shpenzimeve të mbrojtjes prej 738 miliardë dollarësh.

Ky legjislacion përfshiu sanksione ndaj anijeve të angazhuara në vendosjen e tubacioneve për “Nord Stream 2” dhe “Turkstream”, ky i fundit një tjetër gazsjellës rus që do të transportojë gaz për në Turqi, ose persona të huaj që ndihmojnë këto anije.

Legjislacioni i jep presidentit Trump 60 ditë për të vendosur këto masa.

Duke pasur vëmendjen në bisedimet e vazhdueshme mes Moskës dhe Kievit për transportin e gazit rus përmes Ukrainës në Europë, Demmer deklaroi se masa të tilla amerikane që u krijuan veçanërisht me mbrojtjen e Ukrainës ishin të pakuptueshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago