LAJME

Save the Children: TikTok, hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë

Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizim kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova.

Sipas anketës, Zërat e Rinj, 78 për qind e fëmijëve thanë se bullizimi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollën e tyre. E njëjta përqindje vlen edhe për TikTok-un, pasuar nga rrjeti tjetër social Snapchat me 57 për qind.

Të anketuarit po ashtu kanë thënë se bullizim ndodh edhe në Instagram (45 për qind) dhe Facebook (28 për qind) si hapësira ku bullizimi ndodh shpesh apo gjithmonë.

Anketa është realizuar në periudhën maj-qershor 2024 dhe në të kanë marrë pjesë 1.071 fëmijë në 16 komuna të Kosovës.

Fëmijët e anketuar ishin nga mosha 11 deri 17 vjeç, pra nxënës nga klasa e shtatë deri në të 11-tën.

Sipas anketës, 29 për qind e fëmijëve kanë raportuar se rrallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt kur përdorin transportin publik gjatë natës.

“Ky shqetësim është më i theksuar te vajzat, ku 35 për qind shprehin këtë ndiejnë krahasuar me 19 për qind të djemve”, tha Save the Children.

Kjo organizatë ka kërkuar që në shkolla të ketë mekanizma më të fortë për të trajtuar menjëherë bullizimin dhe diskriminimin, duke ofruar “trajnime gjithëpërfshirëse për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që këto çështje të trajtohen së bashku”.

Po ashtu është kërkuar që të ketë siguri në internet dhe mekanizëm më të mirë mbrojtës për platformat sikurse TikTok dhe Snapchat, duke i “angazhuar kompanitë e teknologjisë, prindërit dhe mësimdhënësit në këtë përpjekje”.

Save the Children po ashtu kërkoi që institucionet të veprojnë me urgjencë për të përmirësuar sigurinë në transportin publik, veçmas gjatë natës, përmes masave më të mira të sigurisë, ndriçimit dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Së fundi, në Kosovë janë raportuar disa raste të vetëlëndimeve të nxënësve të frymëzuar nga disa video në TikTok. Njohësit e fushës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se institucionet duhet të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale, duke rekomanduar ose kontrollin e shtuar apo ndalimin e qasjes në TikTok./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago