POLITIKE

Escobar takohet me Dodikun, i cili dje tha se i dërguari i SHBA-së “ka ardhur kot”

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik pas takimeve me anëtarët tjerë të Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

Në prag të vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, Escobar tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se së pari do të bisedonte me ambasadorin e SHBA-së në BeH, Eric Nelson në Sarajevë përpara se të shpallte sanksionet e mundshme, pa specifikuar se për çfarë sanksione bëhet fjalë.

“Është në tavolinë. Por unë dua t’u them njerëzve të BeH se nuk do të ketë luftë të re. Ne, komuniteti ndërkombëtar, partnerët tanë në Evropë, duam të sigurohemi që angazhimi ynë për paqen dhe sigurinë për njerëzit e rajonit të jetë i ndërsjellë. Sa i përket dobësimit të institucioneve qendrore, arsyeja është korrupsioni. Dodik dëshiron ta mbrojë pushtetin dhe paratë e tij. Kërkoj nga njerëzit që të mos bien pre e kësaj”, tha Escobar.

Sot gjatë ditës, Dodik do të flasë në ndërtesën e qeverisë së Republika Srpskas në Lukavicë.

Pas takimit me Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se mesazhet e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin ishin se nuk do të ketë luftë dhe se Marrëveshja e Dejtonit ishte dhe mbetet burimi i politikës amerikane atje.

Dje, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik tha se i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar “ka ardhur kot”, nëse mendon se ai është shkaktari i krizës në Bosnjë.

“Nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”, tha Dodik dje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago