German Chancellor Olaf Scholz addresses a joint press conference with Ireland's Prime Minister following talks at the Chancellery in Berlin on February 22, 2022. (Photo by John MACDOUGALL / POOL / AFP) (Photo by JOHN MACDOUGALL/POOL/AFP via Getty Images)
Kancelari gjerman Olaf Scholz të mërkurën i bëri thirrje publikisht presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për kërcënimin e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se “paprekshmëria e kufijve vlen për çdo vend”.
“Kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, tha Scholz në Berlin. “Ky parim vlen dhe është themeli i rendit tonë paqësor”.
Scholz po reagonte ndaj deklaratave të bëra nga Trump gjatë një konference për shtyp të martën, kur ai tha se nuk do të përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të fituar kontrollin e Grenlandës ose Kanalit të Panamasë.
Trump, i cili do të marrë detyrën për një mandat të dytë më 20 janar, ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Grenlandës, i cili është pjesë e Danimarkës.
Komentet e tij të fundit ndezën indinjatë në mbarë botën, duke përfshirë edhe kryeministrin e Groenlandës, Mute Egede, i cili tha se “Grenlanda i përket grenlandezëve”.
Një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet më mirë kundër sulmeve në kufijtë e tij sovranë, në përgjigje të deklaratave të Trump.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…