Në konferencën e përbashkët para mediave në Tiranë, ka folur edhe kancelari gjerman, Olaf Schol, i cili tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhej të ishin pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa ka theksuar se është i angazhuar të bëhet sa më parë. Sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ai tha se duhet ta zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
Kancelari gjerman Scholz, po thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor është dashtë të anëtarësohen vite më parë.
“Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse ju jep një ëndërr Euopaine duhet të punojnë shumë që të arrihet ky objektiv” tha Scholz.
Scholz foli edhe për ngjarjet e fundit në veri, i cili tha se e dënon sulmin në Banjskë dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku, dhe se një gjë të tillë nuk e pranojmë në asnjë mënyrë.
Ndërsa shtoi se për t’u bërë pjesë e BE’së, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhni problemet mes vete. Ai gjithashtu theksoi se duhet të zgjidhet një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermani është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jeni pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha tutje kancelari gjerman Scholz.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…