FOTO&VIDEO

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme. Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë e tij në Facebook, Koplikaj shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe rreth orës 20:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për mediat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

1 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

7 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

20 orë ago