OPINION

“Se ju, shqiptarë të nderuar, ma keni bërë të pshtirë vendin, identitetin”, – regjisori i mllefosur në Kurtin dhe Thaçin

Nga Arben Kastrati

Sa herë që dëgjojë intervistat e Z. Thaçi, më kujtohet një italian, që pasi kishte dalur nga një ligjëratë e Umberto Eko-s, kishte deklaruar: Sapo dëgjova një gjeni, dhe udhëhiqemi nga Berluskoni.

Ne ndoshta nuk kemi Umberto Eko, por “Berluskoni-n” që na udhëheqë, e kemi. Për dallim nga Berluskoni, Kryetari ynë, të shumtën e kohës e kalon duke shpifur, kritikuar dhe ofenduar oponentët politikë. Pjesën e mbetur të kohës, e kalon duke i thurrur lavde vetvetes.

Kur e dëgjoj Z. Thaçi të rendis sukseset, më krijohet përshtypja që në Kosovë, lopët e bëjnë Milka-n e gatshme, lumenjtë rrjedhin Moet, se pihej vetëm Kopi Luëak kafe në kohë të lirë dhe vetëm kohë të lirë kemi në mungesë të fuqisë punëtore, se i gjithë populli jemi intelektual, se Ana Karenina lexohej për njëzetë minuta, dhe Kosova do ti vë viza pjesës tjetër të botës që kërkon të vijë të punojë tek ne….

Z. Thaçi, është fenomen. Ai lehtësisht arrinë që cdo oponent politikë ta ulë në nivelin e tij. Në nivelin e tij, ai është i pamposhtur, dhe lehtësisht e mund cdo kundërshtarë.
Ai duhet duhet studiuar. Se si, me dijen që ka, arrinë të ngelet kryeprotagonist mëse njëzetë vjet rradhazi.

****
Umberto Eko na mungon, por nuk na mungojnë figura të ditura. Mungojnë ofertat në drejtim të të diturve tanë. Meritokracia, doli të ishte e parëndësishme edhe për Z. Kurti. Ndodhi që Z. Kurti, ashtu sikurse edhe paraardhësit e tij, të kishte mëri pa arsye ndaj të diturve të këtij vendi.

Ta duash vendin, jo domosdoshmërisht duhet të jesh anëtar partie, Z. Kurti. Ndoshta pse janë të ditur, nuk mbajnë librezë partie?
Pritshmëria që nën udhëheqjen e Z. Kurti, lopët sërish do të bëjnë qumësht, se lumenjtë do të rrjedhin ujë, doli të ishte e pasaktë.

E saktë doli të ishte vetëm investimi në “dashurinë” e madhe për njëri tjetrin. Kryetari dhe Kryeministri, gjithë kohën e shpenzojnë për të kritikuar, akuzuar dhe (para)gjykuar njëri tjetrin. Që iso-t, ti vazhdojnë militantët partiak, tutje. Mënyra e sjelljes së militantëve partiak, më bënë të besoj që partitë tona politike janë kulte religjioze dhe jo parti parlamentare, anëtarët e së cilëve i nënshtrohen me devotshmëri udhëheqësve të kultit deri në vetsakrificë. Nevoja e liderëve partiak për të qenë të adhuruar, është e frikshme.

Niveli i komunikimit të dy instancave më të larta shtetërore, është i turpshëm dhe zhgënjyes, njëkohësisht. Çdo paraqitje publike fillon dhe mbaron me akuza dhe kudër akuza ndaj njëri tjetrit. Sikur të dy këta protagonist të investonin në punë, kohën dhe mundin që investojnë në urrejtje patetike ndaj njëri tjetrit, vendi do të kishte një trajtim të dinjitetshëm, dhe jo trajtim të turpshëm siç që ka, kudo në botë.

****

Pritshmëria që kisha në veçanti për Z. Kurti, më është kthyer në zhgënjim. Pesëdhjetë ditë janë fare pak për të vlerësuar punën e tij, por janë mjaftueshëm për të konstatuar që mëritë personale të tij, ishin (dhe ngelën) prioritete të Qeverisë së vendit. Brenda mërive personale të së cilave, nuk ka të drejtë të na tërheqë edhe ne. Ashtu sic asnjëri nga të dy protagonistët, nuk ka të drejtë t’i trajtojnë mëritë personale, në emër të institucioneve që udhëheqin, qeverisë dhe presidencës.

****

Nga ç’kam parë deri më tani, në politikëbërjen e Kosovës ka vetëm një politikan racional që e do Kosovën. Ai është Z. Nenad Rasic. Ai është politikani i vetëm (për aq sa mund ti besohet një politikani) të cilit më ngelet t’i besoj në Kosovë. Nëse Z. Rasic kandidon sërish, do ta ketë votën time. Dhe gjithë respektin tim. Nëse Z. Rasic nuk kandidon, unë nuk votoj më. Asnjëherë.

Se ju, shqiptarë të nderuar, ma keni bërë të pshtirë vendin, identitetin, profesionin. Dhe çdo gjë…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago