Të martën më 14 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirru nga Partia Demokratike e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.
“Të martën me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca”, është shprehur ai.
I pyetur në lidhje me masat dhe a kanë marr ndonjë rekomandim nga Instituti Shëndetësorë në lidhje me këtë seancë, Peci, ka thënë se për të folur rreth kësaj, të premten do të mblidhet kryesia e kuvendit.
“Sa i përket masave, kryesia do të mblidhet të premten që të diskutojë”, ka thënë Peci.