POLITIKE

Sekretari britanik i Mbrojtjes e kujton nisjen e Luftës së Dytë Botërore teksa komenton situatën në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e ka komentuar rrezikun e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka një “aromë të Mynihut në ajër”. Ai, siç raporton The Guardian, duket se i referohet veçanërisht marrëveshjes së ndërmjetësuar nga kryeministri britanik Neville Chamberlain dhe diktatori nazist i Gjermanisë, Adolf Hitler më 1938, që e lejoi Gjermaninë ta aneksojë Sudetenlandin (një pjesë e ish-Çekosllovakisë), por në fund nuk arriti ta parandalojë Luftën e Dytë Botërore më 1939, përcjell Gazeta Express.

“Mund të ndodhë që [Putini] thjesht i fik tanket dhe ne të gjithë shkojmë në shtëpi, por ka një aromë të Mynihut në ajër nga disa në Perëndim”, tha Wallace për Sunday Times, duke iu referuar një ndjenje frustrimi që përpjekjet e diplomatit britanik nuk kanë ndikuar në qëllimin e dukshëm të Rusisë.

Wallace shtoi se pushtimi është “shumë i mundshëm” dhe tani mund të ndodhë në çdo kohë.

Ben Wallace

Një burim diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar ia shpjegoi gjithashtu gazetës Times rrezikun e luftës: “Ne padyshim që kemi një marrëdhënie të ngushtë të shkëmbimit të inteligjencës me SHBA-në dhe pajtohemi me ta për seriozitetin e situatës dhe rreziqet e veprimeve ushtarake ruse. Ne besojmë se Kremlini nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar nëse do ta pushtojë Ukrainën, por perspektiva duket e zymtë.”

Sekretari i Irlandës së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, Brandon Lewis u përpoq t’i sqaronte komentet e Sekretarit britanik të Mbrojtjes Ben Wallace.

“Në prag të Luftës së Dytë Botërore kishte shumë punë diplomatike, njerëzit mendonin se ajo ishte progresive, por sigurisht që doli që nuk ishte”, tha Lewis për Sky.

Ai tha se krahasimi është shumë i drejtë, ndërsa shtoi se Wallace ishte shumë i qartë.

Lewis thotë se është mundësi reale që të mund të ndodhë diçka shumë më tragjike.

Brandon Lewis

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e telefonoi dje presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë “do të shkaktonte vuajtje të mëdha për njerëzit” dhe “do të zvogëlonte pozitën e Rusisë” në botë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Putin i tha Bidenit se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave ruse për sigurinë, nuk ka marrë parasysh shqetësimet e Moskës, andaj ajo “do të përgjigjet së shpejti”.

Orët e fundit, SHBA-ja po merret më intensivisht me situatën në Ukrainë për ta parandaluar nisjen e një lufte që tani duket më afër se kurrë.

Në këtë përpjekje, Pentagoni tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli në telefon me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, për situatën e krijuar. Austin urdhëroi ripozicionimin e përkohshëm të trupave të Gardës Kombëtare jashtë Ukrainës.

Të shtunën, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, porse kjo kërkon nga Moska “ta shtensionojë situatën”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago