Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha se forcat ruse po dëshpërohen çdo ditë e më shumë pasi po e shohin se kanë filluar të dobësohen.
Sipas Wallace, Rusia nuk ka bërë asnjë përparim edhe në ditën e 13 me radhë, ndërsa autokolonat qëndrojnë të bllokuara në veri të Ukrainës.
”Rusia nuk ka bërë ende përparimet e saj, është dita e 13-të. Autokolona në veri për të cilën kemi folur shpesh është ende goxha e bllokuar, dua të them me të vërtetë e mbërthyer, kështu që nuk po përparon”, tha ai.
Ai tha se shteti i tij do shtoj ndihmën për Ukrainën, me armët vdekjeprurëse dhe jo vdekjeprurëse, për të cilat pritet të diskutohet të mërkurën.
Kurse Wallace tha se po diskutohet edhe vendimi nëse Polonia mund ta furnizojë me avionë Ukrainën për luftën me Rusinë.
”Anglia nuk mund të furnizonte avionë drejtpërdrejt në Ukrainë, ne nuk kemi të njëjtin lloj avionësh luftarakë që ata fluturojnë, MiG-29 dhe të tjerë… Pikëpamja jonë është se i takon Polonisë në baza dypalëshe të vendosë nëse do të mbështesin Ukrainën”, duke shtuar se Britania e Madhe do të mbështeste Poloninë si një aleat të vjetër”, përfundoi Wallace.