Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime paraprake ushtarake nëse merr indikacione të mjaftueshme se Irani ose aleatët e tyre po planifikojnë sulme të mëtejshme ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme, tha të enjten Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur personelin tonë dhe interesat tona dhe partnerët tanë në rajon,” u tha Esper gazetarëve në Pentagon, duke përmendur një seri sulmesh të dhunshme ndaj personelit dhe objekteve amerikane në Irak muajve të fundit nga Grupet e milicisë të mbështetura nga Irani.
SHBA ka “indikacione” se më shumë provokime iraniane mund të ndodhin, tha Esper pa dhënë detaje.
“Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të veprojmë sipas menyrës tonë, nëse ka indikacione për sulme, do të ndërmarrim veprime parandaluese, si dhe për të mbrojtur forcat amerikane, dhe për të mbrojtur jetën e amerikanëve,” shtoi ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…