Sekretari i Mbrojtjes i SHBA: Ne nuk po planifikojmë të tërhiqemi nga Iraku

Media të shumta po raportojnë se ShBA po planifikon të tërheq forcat e saj nga Iraku.

Por këto pretendime janë mohuar nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të tërhiqen ushtarakisht nga Iraku, u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Mark, këtë mbrëmje, pas raportimeve se ushtria amerikane po planifikon të tërhiqet nga Iraku.

Këtë e ka mohuar edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley, transmeton Indeksonline.

“Letra ishte draft, ishte një gabim, ishte e pa nënshkruar. Nuk është dashur të publikohet. Fjalë të dobëta nënkupton tërheqje, kjo nuk është ajo që po ndodh.”, tha ai.