LAJME

Sekuestrimi i armëve në veri, Instituti “Octopus”: Brigada e veriut mbrëmë ka postuar video me armë të prodhimit të ri

Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, njofton se Brigada e Veriut, organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës ka postuar një video mbrëmë, ku shihet një armë, prodhim i ri serb, ndërsa pikërisht sot, Policia e Kosovës ka sekustruar armë në veri.

“Brigada e Veriut, organizata e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës, ka postuar një video para 18 orësh. Në video, shihet një armë AK-47 prodhim serb i ri , e shoqëruar nga këngë Cetnike. Sot, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar armë, municione dhe bomba, duke treguar se kjo organizatë vazhdon të paraqesë një rrezik të vazhdueshëm. Gjithmonë, organizimi i tillë vjen nga vet Vucici i cili ka në shërbimin e tij kriminelet si Radojcic dhe Veselinovic. Instituti Octopus ka raportuar vazhdimisht për akvtivitetet e grupeve kriminale serbe në veri te Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një asi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në veçanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago