Policia spanjolle bën me dije se ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë që vinte nga Kolumbia.
Gjatë operacionit të Gardës Civile, ku u përfshinë dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, ranë në pranga 9 persona.
Aksioni u zhvillua në Galici, një rajon në veriperëndim të Spanjës, si dhe në Monçao, një qytet në Portugalinë veriore që ndodhet në kufirin spanjoll.
Sipas Gardës Civile, rrjeti ishte i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë të kokainë kolumbiane, teksa një pjesë e drogës ishte e destinuar për mafian shqiptare.
Më 12 dhjetor, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, e ardhur nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit, e trafikuar nga mafiozët shqiptarë në Vigo.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…