Sekuestrohet hoteli 6-katësh në Golem, pronari kosovar po hetohet për shpëlarje parash

Hotel “Princ” në Durrës është sekuestruar, pas dyshimeve se pronari ka shpëlarë para.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, Fadil Syla, i cili pak kohë më parë u deportua në Kosovë me kërkesë të autoriteteve aty.

Ai akuzohet për vepra terroriste si dhe është në hetim për pastrim parash, raporton Newsbomb.al, përcjell Klankosova.tv

Gjykata vendosi që hotel “Princ” me vendndodhje në Golem të Kavajës, pronë me 6 kate dhe e ndërtuar në 500 metra katror, t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.