Selmanaj: Prishja e koalicionit me VV, ndër veprimet më të mira që kemi marrë ndonjëherë

Deputeti i LDK-se, Driton Selmanaj thotë prishja e koalicionit me VV është njëra ndër vendimet më të mira që kanë marrë ndonjëherë partia e tij.

“LDK ka qenë e detyruar të marrë vendimin për të rrezuar këtë qeveri. LDK në 20 vitet e fundit ka marrë vendimet më të drejta, prishja e koalicionit ka me u vlerësu si një ndër vendimet më të mira që ka marrë LDK ndonjëherë”, ka thënë ai në T7- transmeton Indeksonline.

“LDK sado që kam provu që ta analiojë situatën mos jemi ngute, se tek e fundit vendimet politike të janpin kohë për gjykim e rigjykim, por sa më shumë që po kalon koha po ma verteton për të thënë sa mirë kemi vepru. Ndoshta ky qenka pluralizmi brenda LDK-së, ndoshta Vjosa Osmani ka mendim tjetër”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, LDK nuk kanë devijuar, dhe se ata që e mendojnë këtë e kanë gabim.

“LDK s’ka devijuar, ata që mendojnë e kanë gabim. Krmi hy në zgjedhje me bindjen e ndryshimeve, por ideja ka qenë që ndryshimet do të vijnë me LDK jo me VV. Vetëm LDK mund të sjellë ndryshimin e domosdoshëm, kemi menduar se Vjosa Osmani ka me qenë ajo që ka me sjellë ndryshimin. Por cfarë ndodhi, u tradhëtuam nga partneri qeverisës, ata LDK e kishin parë vetëm si një subjekt politik, e kishin parë LDK si një trampolinë jo si mundësi me pa LDK për të bërë të mira për Kosoven”, ka thënë ai në T7.

“Kurti kish mendu që mund të bëjë pikëpytje aleancat tona, e sidomos ato me SHBA duke e vënë në pikëpytje edhe seriozitetin që e ka LDK duke e shkelë marrëveshjen pa pikë gajle. LDK ishte koeshiente mbi situatën që po e kalojmë me virusin. E lutëm Kurtin heqe taksen”, ka shtuar tutje ai.