Një aksident masiv ndodhi gjatë mesditës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshinë tre makina dhe një motor.
Nga aksidenti pati dy të lënduar, ku njëri prej tyre është rëndë. Në aksident u përfshinë tre makina, njëra tip “Volvo” ngjyrë gri, një tjetër “Ford” si edhe një “Mercedes”, si edhe një motorçikletë.
Burimet bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tejë normave të lejuara e makinës tip “Volvo” me targa të huaja, e cila pasi përplasi makinën tip “Ford” në kryqëzim u fut në një dyqan bulmeti.
Ndërkohë, gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që besohet se shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.
Për arsye ende të paqarta punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugë duke përplasur fillimisht mjetin tip “Ford” që drejtohej nga grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda.
Policia nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim për aksidentin në fjalë për të shpjeguar rolin e policit dhe përse ai po drejtonte makinën me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…